21:07 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vdekja e aktorit Matthew Perry, 5 të akuzuar lidhur me çështjen, mes tyre

07:30 | 16/08/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e aktorit Matthew Perry, 5 të akuzuar lidhur me çështjen, mes tyre

Një prokuror amerikan tha se ndaj pesë personave janë ngritur akuza në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq vitin e kaluar nga mbidoza me ketaminë. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit. Prokurori Martin Estrrada njoftoi për ngritjen e akuzave më 15 gusht, duke thënë se mjekët e furnizuan Perryn me sasi të madhe të etaminës dhe madje, gjatë një shkëmbimi të mesazheve të shkruara, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.

“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dini se çfarë po bënin ishte gabim”, tha Estrada.

Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. Asistenti ishte personi që e gjeti të vdekur Perryn më vonë gjatë asaj dite. Dy persona, përfshirë një doktor që është akuzuar, janë arrestuar, tha Estrada. Dy të pandehur, përfshirë asistentin e Perryt veçse janë deklaruar fajtorë për akuzën, ndërkaq personi i tretë është pajtuar që të pranojë fajësinë.

Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes. Estrada tha se ata tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimit e Perryt me ketaminë, që është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.

Në maj, policia në Los Angjelos tha se po punonin me Administratën për luftën kundër drogës për të hetuar se pse në trupin e aktorit 54-vjeçar kishte sasi të madhe të kësaj substance. Perry vdiq më 28 tetor të vitit të kaluar. Autopsia, që u publikua në dhjetor, gjeti se sasia në gjakun e aktorit ishte në nivelin që përdoret për anestezion për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje. Ketamina ishte përmendur si shkaku kryesor i vdekjes dhe në raportin e autopsisë ishte thënë se vdekja e tij ishte aksidentale./ REL

Pas

I nxehti afrikan përvëlon vendin, parashikimi i motit për sot

Para

Tërmet me magnitudë 6.3 ballë në Tajvan

Para
Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë i Shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi, nuk raportohet për të lënduar

Tërmet me magnitudë 6.3 ballë në Tajvan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.