Tezja e Altin Kocaqit ka deklaruar se shteti duhet të ndërhyjë dhe ta ndëshkojë autorin. Altin Kocaqi, vëllai i historianes Elena Kocaqi vdiq mesditën e djeshme pasi ish-kunati e qëlloi me thikë. “Marian Levanti na shkatërroi si familje. Tentoi të vriste 3 vetë, por është në hasmëri me ne”, ka deklaruar tezja e Kocaqit për një portal online.
“Shteti duhet të ndërhyjë, të ndëshkojë Leventin. Kush ka vrarë të vritet. E ëma e Altinit, Qania (motra ime) është ende sëmurë pasi ka plagë në qafë dhe në gjoks. Feriti, i ati është plagosur në krah”, rrëfen tezja. Mësohet se Altin Kocaqi pas goditjes me thikë kishte marrë plagë në stomak dhe mushkëri, ndërsa ditët e fundit shfaqi komplikacione të cilat i kushtuan dhe jetën, shprehet tezja. Kocaqi ishte një studiues i njohur historisë së gjuhës shqipe.
NGJARJA:
Plagosja ndonjë mbrëmjen e 21 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që ta takonte atë dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish. (J.V/Shuplaka)