15:19 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e boksierit bullgar/ Flet Zef Gjoni: Kishte ardhur për para. Nuk vdiq nga goditjet në kokë, përgjegjësi e trajnerit sepse…

18:47 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e boksierit bullgar/ Flet Zef Gjoni: Kishte ardhur për para. Nuk vdiq nga goditjet në kokë, përgjegjësi e trajnerit sepse…

Ngjarja e rëndë e 21 shtatorit, ku një boksier bullgar me dokumente false të kushëririt të tij, humbi jetën në ring, mori një vëmendje të madhe, teksa ndodhi në Pallatin e Sportit të Shkodrës.

Trajneri i Vllaznisë dhe Kombëtares së boksit, Zef Gjoni, që në një prononcim për “Tv Rozafa”, tregon më tepër për këtë situatë. Gjoni ndër të tjera thotë se të dy boksierët ishin kushërinj, dhe kishin një ngjashmëri të madhe mes tyre, dhe kjo kishte bërë që organizatorët të mos e kuptonin se dokumetet ishin të tjera.

“Ne si Shkodër, si Vllazni kishim për detyrë të angazhoheshim për organizimin e pallatati të sportit, ringut dhe pjesët që i takojnë organizatorit. Ajo që ndodhi, ne na vjen shumë keq, por përgjegjësia kryesore i bie trajnerit të boksierit bullgar, 100%.

Nuk ka ardhur boksieri që ka qenë në listë, që kemi parë edhe në Facebook, por ka qenë tjetër. Sipas informacioneve, ato më duket se kanë qenë kushërinj dhe të ngjashëm disi njëri me tjetrin. Kanë sakrifikuar për të ardhur për të marrë lekët, sepse ata që vijnë për t’u ndeshur paguhen.

Edhe organizatorët i kanë pa licencën, pashaportën, dhe kanë qenë të ngjashëm. Trajneri që e ka bërë këtë, ai ka bërë gabim. Unë nuk jam hetuesi për të folur për të, por po flas para juve gazetarëve. Ai ka pasur edhe një gabim, sepse në raundin e dytë, kur shkoi në pushim, nxori gjak nga goja, dhe aty trajneri duhej ta ndërpriste ndeshjen. Por, kështu ishte e shkruar dhe kështu ndodhi.

Ai nuk ka rënë në tokë nga goditja, por zemra e ka lënë më pas. Nuk ka pasur shanse për të shpëtuar. Ekspertiza e Shkodrës ka nxjerrë se nuk e kishte nga goditjet, por nga zemra. Ka vdekur në spital. Në pallat iu bë një ndërhyrje e vogël, iu vu oksigjeni. Por, në spital duket se ka shkuar kot, sepse që aty e ka kryer punën e vet. Organizatorët nuk kanë pasur dijeni. Ai është paraqitur me pasaportën e atij tjetrit.

Ngjasonin komplet. Kur e merr përsipër trajneri, edhe organizatorët kanë vijuar punën e tyre. Diçka e tillë më ka ndodhur edhe në Greqi. Një maqedonas me një tjetër. Në raundin e dytë, ka ndodhur fiks si ky rast. Falë ndërhyrjeve, atje shpëtoi.” – deklaroi trajneri Zef Gjoni.

Etiketa: Zef Gjoni
Pas

FOTO/ Mbytet anija ‘Dragamina e Madhe’, zhytet në 6 metra thellësi si pasojë e motit të keq

Para

“Duhet zgjidhur kriza politike”, Gjermania vendos: Nuk ka hapje të negociatave me Shqipërinë pa plotësimin e 9 kushteve

Para
“Duhet zgjidhur kriza politike”, Gjermania vendos: Nuk ka hapje të negociatave me Shqipërinë pa plotësimin e 9 kushteve

“Duhet zgjidhur kriza politike”, Gjermania vendos: Nuk ka hapje të negociatave me Shqipërinë pa plotësimin e 9 kushteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.