Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka denoncuar ditën e somte vdekjen e një 47-vjeçari tek ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë.
Policia e Vlorës në një pëgjigje zyrtare ka sqaruar se 47-vjeçari me iniciale A.D është gjendur i shtrirë në tokë me fraktura të rënda dhe nën efektin e pijeve alkoolike.
Sipas njoftimit të policisë ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital shkak është bërë hemoragjia cerebrale në kokë.
Ndërkohë që matërialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak:
Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:
Më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit” është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.
Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.
Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.