Gjatë ditës së sotme disa qytetarë kanë protestur para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në ambjentet e paraburgimit në Komisariatin e Korçës.
Familjarët kërkojnë drejtësi dhe hedhin akuza në drejtim të policisë, pasi sipas tyre Enea Ftoj është dhunuar.
“Qeveria të marrë masa për atë fëmijë. Një nënë ka kaluar në depresion, një baba po, tre fëmijë i ka rrugëve, fukarenj po. Po sikur të ishin fëmijët e tyre e të bëheshin në këtë gjendje, do ta kërkonin ata. Nëse nuk merr masa qeveria, do të marrim ne. Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike.”-janë shprehur familjarët.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në datë 17 të këtij muaji, ndërsa Enea Ftoj ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej për vjedhje.
(M.Q/Faxweb)