Për vdekjen e fëmijës 10-vjeçar në spitalin e Tepelenës, mjekja tregon se fëmija vuante nga disa sëmundje kronike si migrena.
Ndërsa babai i tij tregon se prej një viti e gjysmë djali trajtohej me ilaçe, dhe se i kishte kryer disa kontrolle.
Sipas tij djali dje ishte në gjendje të mirë, madje bënte edhe biseda dhe humor me familjarët.
“Unë jam babai i djalit. Djalin e kisha me migrenë. E çova në Tiranë, në Gjirokastër, por nuk i tregoi gjë skaneri. I merrja ilaçet çdo dy muaj. Kishte një vit e gjysmë i sëmurë, i bija pas me ilaçe. Kur e çova në spital, ishte në gjendje të mirë me 39 ajo i bëri gjilpërë dhe për momentin ia uli në 36, normal.
Nga ora 4 e natës unë nuk arrita dot në spital që ta çoja. Më ka vdekur në krahë, në shpatullat e mia. Temperatura i nisi dje. Më shumë e sulmonte migrena. Më thanë mjekët ta çoja në Gjirokastër, por nuk e çova sepse u bë më mirë.
Dje më llafoste, bënim qyfyre. I dhashë dhe kos, hëngri bukë. Nusja i dha ilaçet e migrenës. Ishte normal. Sot në 4 të mëngjesit unë nuk munda të shkoja në spital, nuk kishin faj mjekët. Më kërkoi ujë, i thashë je mirë babi. Mirë jam më tha, po sa e çova atje lart këputi kokën”, tha babai i 10-vjeçarit.
‘’Kishte temperaturë rreth 37 gradë, ishin konsultuar me mjekun e familjes. Fëmija është larguar nga spitali me konsensusin e familjarëve gjatë pasdites së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm është risjellë në spital nga familjarët pa shenja jete”, shprehet mjekjan roje.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=0ugBdBuoFdk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=hQA1sp10CrI&feature=youtu.be
Discussion about this post