06:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, reagon babai: Ma krahasuan vajzën me një lopë a gërvishtje makine!

21:50 | 24/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, reagon babai: Ma krahasuan vajzën me një lopë a gërvishtje makine!

dorianaTre ditë më parë Gjykata vendosi të gjobitë me 400 mijë lekë mjekët të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen, gruas së portierit të kombëtares Alban Hoxhës, ndërsa sot kanë reaguar ashpër babai dhe vëllai i saj.

Babai dhe vëllai i Doriana Hakës, 25-vjeçares që humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj, e cilësojnë fyes dhe qesharak vendimin e gjykatës.

Madje, duke folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24” babai i Dorianës u shpreh se jeta e vajzës së tij u barazua me një gërvishtje makine.

 “Ne si familje këtë vendim e përjetuam sikur më vranë prapë vajzën. U befasova nga ai vendim, është skandaloz. Nuk e di ku e gjeti guximin, që dha dënimin me 400 mijë lekë, e krahasoi vajzën time me një lopë a një gërvishtje makine. Një gjyqtar i korruptuar. Mua fëmijë 25 vjeç më ka hyrë në dhe për shkak të gabimit të mjekëve”, u shpreh Enver Haka mes lotësh.

Ndërsa vëllai i Dorianës, u shpreh se vdekja e së motres, u trajtua sikur të ishte një gabim i thjeshtë administrativ.

“Vendimin do ta cilësoja tallës dhe fyes për familjen tonë. U dha një vendin sikur të ishte një gabim administrativ, dhe jo një gabim që i mori jetën një njeriu”, tha ai.

Mbi të gjitha Enverit i vjen rëndë, që dy mjekët janë kthyer sërish në krye të detyrës.

 “Kjo anestezistja vrasësja e ka marrë me dhunë vajzën e ka futur aty. E ka futur si bagëti aty. Plus kësaj, kjo mjeke duke shitur mend edhe kësaj dite në spital. Ma vdiq fëmijën, edhe shet mend në spital”, tha zoti Haka.

Pavarësisht se u shpallën fajtorë, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba u dënuan vetëm me 400.000 lekë gjobë. Por, prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” 5 vjet për të dy mjekët.

Gruaja e portierit të kombëtares Alban Hoxha, ndërroi jetë më 19 nëntor të 2014-ës, si pasojë e një komplikacioni shëndetësor pas lindjes së fëmijës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Alban Hoxhagjykatevendim
Pas

Ndërkohë që Rama feston Krishlindjet në Korçë, gjendja në Zharrëz përkeqësohet (VIDEO)

Para

Krishlindjet i bëjnë pritë Alban Dudushit,  së shpejti baba për herë të dytë

Para
Krishlindjet i bëjnë pritë Alban Dudushit,  së shpejti baba për herë të dytë

Krishlindjet i bëjnë pritë Alban Dudushit,  së shpejti baba për herë të dytë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.