15:24 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, zbardhet vendimi. Gjykata: Kush ishte gabimi i vetëm i mjekëve

14:58 | 07/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, zbardhet vendimi. Gjykata: Kush ishte gabimi i vetëm i mjekëve

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit dënoi me nga 400 mijë lekë gjobë dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” për “mjekim të pakujdesshëm” në dëm të Dorjana Hakës. 

Bashkëshortja 25-vjeçare e portierit të “Partizanit”, Alban Hoxha, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë përmes një lindjeje me operacion. Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtari Altin Abdiu, një kopje e të cilit zotërohet nga nga një e përditshme, referuar provave të paraqitura nga palët në gjykim, mjekët e pandehur Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë neglizhuar në ushtrimin e detyrës në momentin që kanë futur në operacion lindjeje 25-vjeçaren, pa i bërë analiza.

Nga ana tjetër, Gjykata nuk ka vlerësuar ndonjë pakujdesi të mjekëve gjatë kryerjes së operacionit, apo pas përfundimit të tij. Megjithëse i ka deklaruar të fajshëm mjekët për akuzën dhe i është referuar veprës të kryer prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kur ka arsyetuar për dënimin plotësues të kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e ka vlerësuar se faji i secilit prej të pandehurve është i një shkalle relativisht jo të lartë.

Në konkluzionet përfundimtare, prokurori i çështjes kërkoi dënimin me nga 5 vjet burg të të dy të pandehurve, si edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 5-vjeçare.

PSE U SHPALLËN FAJTORË

Në analizë të provave të marra dhe të verifikuara në hetimin gjyqësor të kësaj çështjeje ku do të veçonim: Konkluzionet e akteve të ekspertimit mjekoligjor të ekspertëve, sipas të cilëve shkaku i drejtpërdrejtë dhe shkencor i vdekjes së shtetases Dorjana Haka në mungesë të kryerjes së autopsisë nuk mund të përcaktohet dhe dëshmisë së mjekëve A. Manaj, S. Bele dhe A. Kuqo, Gjykata arrin në konkluzionin se:

Referuar gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka pas analizave të kryera dhe konsultës se kardiologes, dëshmitares S. Bele, të kryera këto tri javë përpara operacionit, asaj duhet t’i ishin bërë analizat mjekësore të nevojshme, të cilat kërkohen t’i bëhen një pacienti përpara se të futet për të kryer operacionin. 

“Marrja përsipër dhe futja në operacion e pacientes pa këto analiza, nga mjekët, anesteziologu, e pandehura Elona Burba dhe obstetër, i pandehuri Petrit Rexhepi, përbëjnë neglizhencë të të pandehurve në ushtrimin e detyrës”, arsyetonte Gjykata në vendim. Kryerja e analizave të përditë- suara çmohet se do të ndikonte në shmangien e rëndimit të gjendjes shëndetësore të të ndjerës, shkruan e përditshmja.

Konkluzionet e tjera të akteve të ekspertimit siç janë:

Moskryerja e konsultave përkatëse përpara operacionit, strategjia anestezike jokorrekte, mosmarrja e masave për të mënjanuar komplikacionet e tromboembolisë, mjekimi i mangët gjatë dhe pas operacionit, të marra në unitet me provat e tjera, vlerësohen me rezervë nga Gjykata.

“Ndryshe nga sa konkludohet nga prokurori, nuk u provua në këtë gjykim pakujdesia e të pandehurve gjatë dhe pas operacionit, e cila do të kishte ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të së ndjerës. Nga sa u arsyetua më sipër, bazuar në provat e marra, Gjykata krijon bindjen se mjekët, të pandehurit Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, me mosveprimet e kundraligjshme të kryera kanë konsumuar plotësisht elementet e figurës së veprës penale ‘mjekimi i pakujdesshëm’ në dëm të shtetases Dorjana Haka”, vlerësonte Gjykata.

MASA E DËNIMIT ME GJOBË

Referuar vendimit, në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit Gjykata ka parasysh rrezikshmërinë relativisht të lartë shoqërore të veprës penale dhe rrezikshmërinë relativisht të ulët shoqërore të të pandehurve, për të cilët, sipas Gjykatës, rezulton se nuk u është caktuar masë sigurimi dhe se rezultojnë të padënuar. “Nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale dhe e të pandehurve, mënyra e kryerjes së kësaj vepre, Gjykata çmon se për rastin konkret secili nga të pandehurit duhet dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale ‘mjekimi i pakujdesshëm’”, thuhej në vendim.

Më tej, teksa vlerëson kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një dënimi plotësues për mjekët, Gjykata shprehet se faji i tyre është në një shkallë relativisht jo të lartë. “Nisur nga shkalla relativisht jo e lartë e fajit, të rezultuar për secilin nga të pandehurit, fakti se ata janë të padënuar më parë, Gjykata çmon se ushtrimi i mëtejshëm i profesionit të tyre, nuk bie ndesh me marrëdhënien juridike që synon të mbrojë vepra penale ‘mjekimi i pakujdesshëm’.

Për sa me sipër, bazuar në nenin 39 të K.Penal, Gjykata çmon se nuk duhet pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e dënimit plotë- sues ‘heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit të mjekut dhe e çdo lloj veprimtarie që ka lidhje me këtë profesion’ për një periudhë prej 5 vjetësh, për secilin prej të pandehurve”, arsyetohej në vendim. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Alban Hoxhagruajavendimi i gjykates
Pas

Reali i frikshëm, “shuplakë” Granadas (VIDEO)

Para

Andis Harasani: Bashkia Tiranë që la nxënësit pa ngrohje ka dalë në aksion, qesharake deri në dhimbje!

Para
Andis Harasani: Bashkia Tiranë që la nxënësit pa ngrohje ka dalë në aksion, qesharake deri në dhimbje!

Andis Harasani: Bashkia Tiranë që la nxënësit pa ngrohje ka dalë në aksion, qesharake deri në dhimbje!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.