Sot është ndarë nga jeta një nga bosët më famëkeq të mafias italiane, Salvatore Riina, i cili udhëhoqi një nga organizatat më të fuqishme të mafias siç është ajo e Cosa Nostra-s.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, të rinjë FRPD-së kanë gjetur një mënyrë simbolike për të sulmuar sërish qeverinë dhe Kryeministrin Rama si të lidhur me krimin.
Ata kanë shkuar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë dhe kanë vënë në tokë foton e Salvatore “Toto” Riina së bashku me disa qirinj, për ti shprehur ngushëllimet qeverisë.
“Nje tragjedi e rende goditi sot qeverine! I shprehim ngushellimet me te sinqerta Edi Rames per humbjen e idhullit te tij frymezues. Qeveria e Edi Rames nuk ka me asnje dallim nga Cosa Nostra e Toto Rines!”, shkruan Këlliçi në Facebook. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post