Policia e Beratit ka dhënë sot njoftimin e saj zyrtar për vdekjen e dy fëmijëve binjakë, në rrethana ende misterioze, ngjarje kjo e ndodhur vetëm 3 ditë më parë.
Policia thotë se dy binjakët nuk kanë pasur shenja dhune dhe asfiksim ndërsa po punohet pë të gjetur shkakun e vërtet të vdekjes së tyre.
Policia ka marrë si provë materiale kutinë e qumështit me të cilin dy të miturit ushqeheshin. Kutitë të cilat tregojnë dy prindërit janë ‘bebydrim’ brenda afatit të skadecës ndërsa ky pluhur qumështi është hedhur në një tjetër kuti për të krijuar lehtësi gjatë gatimit.
Kutia e qumështit FrisolC shërbente për të mbajtur pluhurin e bebydream. Pikërisht kjo kuti është marrë si provë materiale për analiza të mëtejshme.
Burime zyrtare policisë bëjnë me dije se përgjigja e kësaj analize do të nxjerrë edhe shkakun e humbjes së jetës së dy të miturve të familjes Agalliu.