Pas vdekjes së bujshme të liderit të opozitës dhe kritikut më të madh të Putin, Alexei Navalny, Australia ka vendosur sanksione financiare ndaj zyrtarëve rusë të burgjeve, duke bërë kështu Kremlinin përgjegjës për ngjarjen.
“Australia bën presidentin Putin dhe qeverinë ruse përgjegjëse për trajtimin dhe vdekjen e zotit Navalny në paraburgim”, është shprehur zëvendëskryeministri Richard Marles.
Australia ka goditur individë rusë me raunde të shumta të sanksioneve të të drejtave të njeriut “të stilit Magnitsky” që nga dhjetori i vitit 2022, kur aplikoi për herë të parë dënime për rusët e akuzuar për helmimin e Navalny-t në vitin 2020.
Ndërkohë, qeveria rusë mohon çfarëdolloj lidhjeje me vdekjen e tij.
Discussion about this post