Gazetari dhe publicist i njohur, Fatos Baxhaku ndërroi jetë ditën e sotme nga një sëmundje e rëndë dhe lidhur me këtë lajm që ka pikëlluar gazetarinë por jo vetëm kanë reaguar edhe disa prej përfaquesve të lartë të poitikës në vend.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i pikëlluar me vdekjen e parakohshme të Baxhakut për të cilin thekson se është një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillimviteve ’90, si dhe shton se spikati si një penë e mprehtë dhe kritike e tranzicionit shqiptar, por veçanërisht edhe si një nga autorët më të njohur të reportazheve të shkruara e dokumentarëve televizivë.
Duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë, Meta hprehet se Baxhaku do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij!
“Dhembje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Fatos Baxhaku!
Një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillimviteve ’90, Baxhaku spikati si një penë e mprehtë dhe kritike e tranzicionit shqiptar, por veçanërisht edhe si një nga autorët më të njohur të reportazheve të shkruara e dokumentarëve televizivë.
Fatosi u bë protagonist i rendit të parë në jetën publike të vendit për tridhjetë vjet me rradhë, duke e lidhur emrin e vet pazgjidhshmërisht me shtypin e lirë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, që për të ishin mision i shenjtë!
Në këto momente dhembjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia të ndjera dhe jam pranë familjes dhe gjithë të afërmve të Tij, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur, por edhe pranë komunitetit të gazetarëve që humbën shokun, mikun, kolegun e pazëvendësueshëm, modelin e profesionistit, i cili asnjëherë nuk bëri kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim shembullor.
Fatosi do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij!
Lutem që shpirti i Tij të prehet në paqen e përjetshme!”, shkruan Meta.
Ndërsa kryedemokrati, Lulzim Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit për publicistin dhe gazetarin e njohur, shprehet se ai ishte një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë.
Më tej Basha shton se Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte.
“Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku.
Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut.
Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie.
Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më, por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij.
Në këto momente të vështira i gjendem pranë familjes, në humbjen e pangushëllueshme të njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Fatos Baxhaku ishte një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90, publicisti i njohur, profesor dhe aktivist i të drejtave të gazetarëve. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.
Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”. Aktualisht (2015) eshte gazetar ne profesion te lire.
Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb) si edhe i shumë dokumentareve televizive.
Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në Universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Bashkepunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.
(F.GJ/FAXWEB.AL)