Pas ndarjes nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Liko ka reaguar Presidenti i shtetit Ilir Meta.
“Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.”-shkruan ndër të tjera në postim Meta.
Muhamet Liko i njohur ndryshe edhe si Meti i parodisë, prej pak vitesh vuante nga një shqetësim në zemër. Ndërsa i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Liko prej disa ditësh gjendej në Itali për kurim, ndërkohë para pak minutash familja ka ndarë lajmin se ka ndërruar jetë.
Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeëar. Lika mban shumë tituj dhe ëmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Lika është baba i dy fëmijëve. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e jetës.
Postim i plotë:
Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!
Discussion about this post