Gjendet mjeti që shkaktoi vdekjen e policit në Fushë-Krujë mbrëmjen e 19-të Dhjetorit.
Mjeti është tip BMW, seria E 60 me targa AA 903 OV dhe është gjetur në Ishëm.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, A.P 27 vjeç.
Efektivi i policsë, 50- vjeçari Vlash Dervishaj humbi jetën rreth katër ditë më parë, sapo kishte përfunduar detyrën dhe po priste një makinë për t’u kthyer në shtëpinë e tij, por ndërkohë një automjet i ka rënë sipër.
Autori i aksidentit nuk ka ndaluar por është larguar menjëherë nga vendngjarja. (MD/SHUPLAKA)
Discussion about this post