Lajmin se Princeshë Diana ishte ndarë nga jeta nuk e morën vesh menjëherë djemtë e saj. Fillimisht Robin Janvrin, zëvendëssekretari i Mbretëreshës, në orën një të mëngjesit u njoftua se në Paris princesha kishte bërë aksident me makinë.
Ky lajm kishte ardhur nga ambasadori britanik në Paris. Informacioni i parë kishte ardhur se Princesha Diana ishte plagosur, por askush nuk e dinte sa keq ishte ajo. Janvrini menjëherë telefonoi Mbretëreshën dhe Princin Charles, të cilët ishin në Skoci, duke fjetur në kështjellën Balmoral. Edhe mediat në Londër filluan të përhapnin lajmin. Në orën 3.45 të mëngjesit, debati u bë i madh. Një telefonatë erdhi nga ambasada në Paris për të thënë se princesha ishte e vdekur.
Për këtë ngjarje kaq të rëndë duhet të shkonte në Paris dhe princi Charles edhe pse kishte një lidhje tjetër me Camilla-n. Për këtë ikje ai duhet të merrte lejë nga mbretëresha për avionin dhe të dashurën e tij. Por Camilla nuk u lejua nga mbretëresha të shoqëronte princin në Paris.
Sipas ”Daily Mail” Charles dhe motrat e Dianës shkuan së bashku në Paris për të marrë trupin e Dianës. Po kështu iu kërkua nga mbretëresha Charles që Camilla të dilte nga jeta e tij pasi prishej imazhi tij në publik pas asaj që ndodhi. Këtu lindi edhe debati mes tij dhe mbretëreshës.
Por i rikthehemi natës së tmerrshme. Camilla dhe Charles kaluan një kohë të gjatë në telefon për atë që mbeti gjatë natës. Charles e dinte menjëherë se çfarë do të ishte reagimi i publikut: Ata do ta fajësonin atë. Po kështu ai ishte shumë i tmerruar për momentin që duhej t’i tregonte fëmijëve të tij se nëna e tyre kishte vdekur. A duhet t’i zgjonte ata dhe t’u tregonte menjëherë, apo t’i linte të flinin deri në mëngjes?
Pas publikimit të lajmit dhe varrosjes së Dianës mediat u fokusuan te shtëpia e Camillas duke e quajtur “fajoren e vetme të kësaj tragjedie”.
Edhe Charles nuk mund të ndihmonte gruan që donte. Ndërsa e dinte shumë mirë, ai duhej t’i kushtonte energji bijve të tij dhe më pas të rehabilitonte veten. Kishte ardhur koha që ajo të zhdukej. Charles qante gjithë ditën për një pjesë të dashurisë që kishte për Dianën dhe për fëmijët e tij. Camilla atë periudhë u la pas dore.
(J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2277″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]