19:41 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e punëtorit në Berat/ Arrestohet investitorja e objektit, shpallen në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës

13:23 | 18/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e punëtorit në Berat/ Arrestohet investitorja e objektit, shpallen në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës

Policia e Beratit ka lajmëruar se në kuadër të hetimeve për vdekjen e një punëtori, që i ra një masiv gurësh dje afër kalasë, është arrestuar investitorja e objektit, ku bëheshin punime.

Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i firmës dhe drejtuesja teknike e firmës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin G. S., i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

 

 

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.

Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Etiketa: Berat
Pas

“Duan të kalojnë në Kuvend me urgjencë ligjin për përdorimin e drogës”, Berisha porosi deputetëve të PD: Do ta kundërshtojmë me forcë

Para

Ndalohet 60-vjeçari në Berat, dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

Para
Ndalohet 60-vjeçari në Berat, dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

Ndalohet 60-vjeçari në Berat, dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.