Ditën e djeshmë një 56 vjeçar gjeti vdekjen dhe një tjetër u plagos pasi një masiv çimentoje i zuri në fabrikën ku po punonin.
Ndërkohë sot policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
- Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , banues Elbasn ,(teknik ndërtimi)
- Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan, (menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos).
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, konkretisht:
- V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, ( inxhinjer)
- M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni).
Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb)