20:50 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e qenit

10:11 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e qenit

Nga Kastriot Dervishi

Ishte shqetësuese të mësonim se gjatë tragjedisë së fundit, forcat shqiptare të sigurisë nuk kishin asnjë qen kërkimi në operacionet e shpëtimit. Kemi një institut për qentë, por që paska dalë jashtë loje, sepse mendohet vetëm për “diversantët”. Në harkun e 7 vjetëve e gjysmë, ngaqë depoja e Arkivit të Ministrisë së Brendshme ndodhet në këtë mjedis, së paku 1-2 herë në javë kam qenë në shkollën e qenve në periferi të Tiranës. Kam parë ecurinë e punës së njerëzve të përkushtuar, pasionin e të cilëve e fshiu fare politika e injorantëve me tekat e saj.

Në vitin 2007 shkolla kaloi në varësi të Akademisë së Policisë. U krijuan praktika të reja pune. Jo vetëm që institutet që kishin nevojë “furnizoheshin” me “lëndën” e shkollës, por edhe pjesa e papërshtatshme shitej. Vendosja e Saimir Tahirit në krye, ishte një fatkeqësi e madhe për ministrinë dhe pjesët përbërëse të saj. Tahiri që e kujtonte veten polic, veprimtarinë e tij e mbështeti te idetë e dala boje të disa kuadrove të pavlefshëm të komunizmit, të cilët i mori si këshilltarë. Policia u politizua ndjeshëm, u orientua drejt falsitetit, verbërisë politike, shpërndarjes se lajmeve ordinere (duke shkelur edhe rregullat e informacionit të klasifikuar) dhe spektaklit.

U rikthyen në punë oficerë fanatikë komunistë, u luftua elementi i përndjekur politik, profesionistët, etj. Filluan panairet, ndërsa disa tyryfyçka partie që u bënë drejtore në ministri quanin “punë” spotet e llojit me merimanga për fëmijë në mure, apo shperndarjen e citateve “Jemi me Policinë e Shtetit”. Një polici tërësisht e kalbur, por e lyer mirë nga jashtë, mbahej vetëm nëpërmjet mosushtrimit të detyrës, raportit jo korrekt me krimin si dhe nëpërmjet propagandës. Konkluzioni ishte i qartë: lulëzim i hatashëmni kriminalitetit, kthim i vendit në prodhues të lëndëve narkotike, etj.

Edhe shkolla e qenve nuk mund t’i shpëtonte këtij degradimi. Menjëherë u hoq nga puna shefi i saj. Shkolla kaloi në varësi të Drejtorisë së Kufirit, duke rikthyer një praktikë të kohës së komunizmit, se atë stil njihnin ndryshqet që solli partia. Se për këta ishte e paimagjinueshme të shërbejnë qente për kërkimin e drogës apo shpëtimin e njerëzve në rrënoja apo dëborë. Janë rritur me mitin e “kufitarit trim” që lufton “diversantët”.

U transferuan gjithë oficerët trajtues në detyra të tjera (a thua se kishte profile të ngjashme), duke e nxjerrë brenda pak vitesh realisht jashtë përdorimit. Nisur nga nga fakti se këta lloje nuk dinë të qeverisin, paaftësinë e tyre e mbushin me keqqeverisje e propagandë. Vëreni këtë foto të vitit 2016. Ministri Tahiri takon qenin. Këtij madje i kanë vënë një “samar” me fjalën “Policia”. Një veprim qesharak ky pasi qentë e këtij lloji nuk kanë nevojë për fanela dhe samarë.

 

Etiketa: kastriot dervishivdekja e qenit
Pas

“Krime s*ksuale, vjedhje me dhunë, trafik droge”, arrestohen 3 të superkërkuar, pritet të ekstradohen në Itali (Emrat)

Para

Pasojat e tërmetit/ Stresi tregon pamje të fëmijëve të sëmurë që flenë mbi kashtë

Para
Pasojat e tërmetit/ Stresi tregon pamje të fëmijëve të sëmurë që flenë mbi kashtë

Pasojat e tërmetit/ Stresi tregon pamje të fëmijëve të sëmurë që flenë mbi kashtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.