Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi mëngjesin e të shtunës, ku u gjetë i vdekur brenda makinës së tij gardisti Shkëlzen Qordja, me detyre funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka pasur një sër reagimesh dhe teorish konspirative mbi ngjarjen.
Kjo ka nxitur familjen te viktimës e cila, nisur nga ky fakt, përmes një deklarate publike në gazetën TemA, kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për të ndjerin.
DEKLARATA
“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!
Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!
Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.
Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.
U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.
Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.
Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja