Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishte të politikaneve të PDK në Pejë mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sikurse kishin aluduar edhe mediat, kandidati për kryetar komune në Peje Astrit Ademaj dhe ish kandidati për kryetar komune po I PDK në Decan, Blerant Kadriaj, kanë qënë të ulur bashkë në një lokal në afërsi të shkollës ekonomike në Peje. Bashkë me ta ka qënë edhe vëllai I kandidatit të Pejes, Avni Ademaj.
Mesa duket dy politikanet e PDK, Astrit Ademaj dhe Blerant Kadriaj kanë pasur një konflikt të vjeter mes tyre.
Kreu actual i Komunes së Pejes Gazmend Muhaxheri tha për mediat se miq e shokë janë përpjekur ti pajtojne, mirëpo takimi mes tyre ka përfunduar në tragjedi pasi kanë vrarë njeri-tjetrin duke përdorur armët.
Ndërkohë në gjëndje të rëndë është edhe Avni Ademaj.
(B.V/Faxweb.al)