Në trupin e 23-vjeçares, Evgjeni Baxhos janë gjetur disa shenja të çuditshme. Në fotot e siguruara shihet se në trupin e vajzës së re janë disa simbole të bëra me lapustil të kuq.
Një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.
Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.
E reja është gjetur e pajetë nga pronarja e shtëpisë ku dhe jetonte me qira prej kohësh në Tiranë. Pak ditë para se të ndërronte jetë, Baxho ishte edhe e infektuar me Covid-19.
Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh.
Nga ana tjetër, daja i saj ka hequr dyshimet se 23-vjeçarja ishte pjesë e ndonjë grupi fetar. Ai është shprehur se Baxho nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post