Gjykata e Korçës ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes për personat e arrestuar pas aksidentit në punë të 36-vjeçarit Elvis Josifi, ndodhur pak ditë më parë në qytetin juglindor.
Kështu Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e përgjegjësit teknik të firmës së ndërtimit Flamur Palla dhe manovratorit Aurel Zyma, por ka vendosur që ti lirojë ata nga burgu nën masën e detyrimit të paraqitjes.
Familjarët e Josifit hodhën akuza të forta në drejtim të firmës së ndërtimit, që sipas tyre vepronte pa element sigurie, dhe që u bë shkak për humbjen e jetës së djalit të tyre.
Nëna e Elvisit dhe e gjithë familja nuk lejuan që firma të paguante shpenzimet e ceremonisë mortore.
Familjarët kanë thënë jashtë kameres që përgjegjësit duhet të kalben në burg. Elvisi ishte djali i madh i familjes Josifi ndërsa punonte prej vitesh në ndërtim dhe ishte i pa martuar. Ai ka lënë pas një vëlla tjetër dhe dy motra.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post