13:45 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vdekja nga pakujdesia në duart e policëve, Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore: Shkelje të dispozitave ligjore

17:35 | 21/07/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja nga pakujdesia në duart e policëve, Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore: Shkelje të dispozitave ligjore

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve, rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu.

Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të dyshuarve, Apeli e ktheu çështjen në rivendosje. Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores, e cila kishte caktuar paraburgimin kanë parashtruar mbrojtja e pesë policëve të dyshuar.

Apeli vlerëson se seanca dëgjimore është mbajtur në shkelje të dispozitave ligjore. Sipas Apelit, prokurori i shtetit nuk e ka elaboruar kërkesën për caktim të paraburgimit dhe se nuk ekziston konstatimi se palët kanë hequr dorë për elaborim të kërkesës për paraburgim.

Shkalla e dytë thekson se vendimi i Themelores nuk përmban analizë dhe vlerësim të provave relevante për të konstatuar dyshimin e bazuar mirë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale për çka dyshohen.

 

 

Gjithnjë sipas vendimit të Apelit, shkalla e parë vetë ka listuar prova dhe se të njëjtat nuk janë vlerësuar apo analizuar për të kuptuar se a ekziston dyshimi i bazuar që të caktohet pastaj masa e paraburgimit, pasi që ekzistimi i dyshimit të bazuar llogaritet sipas vendimit, kusht për caktim të paraburgimit.

Po ashtu, në këtë vendim thuhet se në mungesë të analizimit të secilës provë veç e veç, i mungon individualizimi i veprimeve të secilit të dyshuar për të përcaktuar pastaj intensitetin e veprimeve të të dyshuarve.

Aty thuhet se po të përcaktohej veprimi individual nga gjyqtarja e procedurës paraprake për secilin të dyshuar, do të mund të caktohej masa e sigurisë në proporcion me veprimet e secilit të dyshuar.

Prandaj, sipas Apelit, shkalla e parë ka dështuar të bëjë analizën e dyshimit të bazuar duke rrëshqitur kështu në vlerësim formal dhe jo substancial të rrethanave për caktim të paraburgimit. Apeli ka sqaruar se shkalla e parë ka dështuar të arsyetojë rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Sipas kësaj Gjykate, ka qenë i kushtëzuar vendimi për kthim në rigjykim për shkak se lënda është bartur në Sistemin për Menaxhimin Informativë të Lëndëve dhe se nuk ka poseduar shkresat e lëndës fizikisht sidomos për të vlerësuar CD dhe video-incizimet.

Andaj, në rivendosje, Apeli thekson se shkalla e parë duhet të vlerësojë standardin e dyshimit të bazuar, të bëhet individualizimi i veprimeve të secilit të dyshuar, të specifikohen rrethanat konkrete që përbëjnë rrezik të përsëritjes së veprës penale dhe të vlerësohet CD.

Pas

Rusia prodhon disa mijëra dronë vetëvrasës me rreze të gjatë veprimi

Para

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

Para
Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

 



Të Fundit

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, bëni konsultim gjithëpërfshirës me të gjithë institucionet e Drejtësisë

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kodi i ri Penal/ Rama sqaron dhe mediat: Qeveria një nga palët, ky draft s’kalon në Parlament pa vulën e Brukselit! Po shkojmë drejt BE dhe jo ish-Bashkimit Sovjetik!

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”

Vijojnë ofensiva ruse në Ukrainë, 28 viktima dhe 159 të plagosur në Kiev

Nuk respektoi vendimet, Millorad Dodik dënohet me një vit burgim me formë të prerë

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.