Presidenti Donald Trump të Dielën në Tëitter ka lëshuar një paralajmërim për udhëheqësit iranianë – “Mos i vrisni protestuesit tuaj” – ndërsa mijëra protestues antiqeveritar u mblodhën në Iran këtë fundjavë pas pranimit të Teheranit se goditja e avionit ukrainas me 176 pasagjer në bord ishte aksidentale dhe një gabim njerëzor.
“Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe bota po ju shikon”, shkroi Trump. “Më e rëndësishmja, SH.B.A po ju shikon. Rikthehni internetin përsëri dhe lini që reporterët të investigojnë të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!“,
Reagimi vjen disa orë pasi Presidenti shprehu mbështetjen e administratës së tij për protestuesit, duke shkruar në se ai “ka qëndruar” me ta që kur mori detyrën gati tre vjet më parë.
“Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi të frymëzuar nga guximi juaj”, ka shkruar Trump në anglisht dhe në persisht.
Në një cicërimë të veçantë të Shtunën, Trump shkroi se qeveria e Iranit “duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian.”
“Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësorë, as mbyllje të internetit. Bota po shikon”, ka shkruar Trump, shkruan CNN raporton, Faxweb.al.
Fluturimi 752 i International International Airlines u rrëzua të Mërkurën pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit. Përplasja erdhi disa orë pasi Irani gjuajti me raketa në bazat ushtarake të Irakut që strehuan trupat amerikane në shenjë hakmarrjeje për një sulm me dron të SHBA në aeroportin e Bagdadit që vrau komandantin iranian Qasem Soleimani.
Mijëra protestues kundër qeverisë u mblodhën të Shtunën përpara portave të Universitetit Amir Kabir, pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran, për të denoncuar rrëzimin e aeroplanit që qeveria kishte fajësuar për gabimin njerëzor dhe “aventurizmin amerikan”.
Në një video të postuar në mediat sociale, protestuesit brohorisnin që Udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei të tërhiqet dhe ata që janë përgjegjës për rrëzimin e avionit të ndiqen penalisht. “Vdekje diktatorit”, brohorisnin disa prej tyre. Në një video, demonstruesit brohorisnin, “Khamenei turp. Lëre vendin”.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo të Shtunën ka postuar në Twitter, “Zëri i popullit iranian është i qartë. Ata janë të ngopur me gënjeshtrat e regjimit, korrupsionin, pabarazinë dhe brutalitetin e IRGC nën kleptokracinë e @ khamenei_ir”.
“Ne jemi me popullin iranian që meritojnë një të ardhme më të mirë,” vazhdoi Pompeo.
Kjo histori është azhurnuar me një koment shtesë nga Presidenti të Dielën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)