Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet se përse ai u largua nga Sali Berisha, pas bashkëpunimit që prej vitit 2004 me të.
Mziu nuk dha përgjigje shumë konkrete pavarësisht insistimit të gazetarëve, por ai tha se tashmë është me mazhorancën dhe fituesin, pra lajmëroi rikthimin me Sali Berishën dhe braktisjen e Bashës.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: C’pati Xhelali që nuk është më me doktorin?
Ylli Rakipi: Edhe unë jam habitur shumë për këta. Pati edhe aludime, mos e kanë kapur me ndonjë gjë Xhelalin dhe iku nga doktori.
Xhelal Mziu: Raportet e mia me Berishën dhe Bashën…
Ylli Rakipi: Se unë me thënë të drejtën, vdekjen e dija, por që Xhelalin do e merrte Basha këtë nuk e dija…
Xhelal Mziu: Kam qenë drejtues i degës së Kamzës nga 2004-2020. Kam patur 8 beteja politike dhe i kam fituar. Partneritetin me Berishën dhe me Bashën, e kam krijuar për shkak të rezultateve. Nuk ka asgjë që më prish mua me PD-në.
Arjan Çani: Ç’ka ndodhur midis teje dhe doktorit që papritur u rreshtove nga ana tjeter?
Xhelal Mziu: Më jep dot një argument pse duhet të shkoja me Berishën?
Arjan Çani: Kontakti yt i parë në atë parti është Berisha. Berisha është i pari në karrierën tënde politike. O Xhelal, c’të ka ndodhur ty kaq e tmerrshme, që ti vazhdon të jesh me minorancën?
Xhelal Mziu: Ti nuk e di me kë jam unë. Kam qenë dhe jam drejtues politik i qarkut Dibër. Kam tentuar të mos hedh benzin në zjarr.
Arjan Çani: Xhelali e ka ngritur stekën lart… Sot je për Berishën apo për Bashën?
Xhelal Mziu: Kjo është jo shumë komode që unë të shprehem. Unë i bashkëngjitem mazhorancës. Më intereson një mazhorancë e pacënuar, një PD e pa copëtuar.