Pas rasteve të fundit, të shënuara në burgun e Trikallës dhe të Koridalos, ku të burgosurit shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me të burgosur të tjerë brenda në burg, çka vë në pikëpyetje nivelin e sigurisë së këtyre institucioneve, gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes një raportimi, jep disa detaje duke na vënë në djeni për situatën në këto burgje.
Sipas raportimeve në 23 muajt e fundit kemi 9 shqiptarë të vdekur nga mosha 29-35 vjeç, viktima që gjetën vdekjen në të dy burgjet, ku dhe është edhe numri më i madh i vdekjeve. Në burgun e Koridallos janë regjistruar 5 vdekje dhe në atë të Trikallës 4 vdekje.
Në burgun e Trikallës i Sigurisë se Lartë është një gardian për 180 të burgosur, ndërsa në atë famëkeqin Koridallos në Athinë është një gardian për 300 të dënuar, konkretisht një gardian për një godinë pesë që ka burgu. Më problematik sipas Zinxhirisë, janë godina e katërt D dhe godina e pestë E, ku çdo godinë nga këto më problematik ruhet vetëm nga një gardian burgu ( të dhëna nga vetë të burgosurit).
Mirëpo, pikëpyetja e madhe qëndron në faktin se pse u rritën vdekjet në burgjet greke pas 2014? Për të hedhur më tepër dritë mbi këto rezultate vëmë re faktet.
Numri i vrasjeve ka ardhur në rritje që nga viti 2014 kur u bë një marrëveshje për transportimin e 500 shqiptarve të dënuar për krime të rënda midis dy vendeve, por faktikisht deri më sot nuk është vënë në zbatim.
Mirëpo pyetja që ushtrohet është, mos ndoshta është një rastësi që ndodhin këto vdekje apo një strategji për të detyruar qeverinë shqiptare të marrë nga Greqia 500 të burgosurit sipas marrëveshjes të bërë në shkurt të 2014. Gjatë kësaj periudhe pati dhe një marrëveshje për krijimin e një komiteti të përbashkët të ekspertëve për shkëmbimin e të dënuarve midis Greqisë dhe Shqipërisë në takimet e ministrave të drejtësisë Nasip Naço dhe homologu Harallambo Athanasi, mbajtur në Athinë më 21/02/2014.Ky takim u bë me kërkesën e ministrit grek.
Në vitin 2013 në burgjet e Greqisë ndodheshin 8,000 të dënuar me kombësi të huaj, nga këta 2,500 ishin shqiptarë (32%) më pas vijnë rumunët dhe bullgarët. Në shkurt të 2014 në burgjet greke ndodheshin 2,850 shqiptar, ndërsa në 2017 numri u ul në 1650 të dënuar shqiptar, ku pati vetëm dy vdekje.
Burgu Koridallos u ndërtua me 1961 për te mbajtur rreth 600 të burgosur, por projekti i tij ishte bërë më 1922, dhe ndërtimi i tij i parë dështoi më 1931 dhe u realizua 30 vite me vonë më 1961, që përbën një nga burgjet më të mëdhenjë të vendit në mes të qytetit.