19:20 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekjet që nisën me një arrestim, të pafatët e reformave (RASTET)

17:32 | 04/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekjet që nisën me një arrestim, të pafatët e reformave (RASTET)

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, në vjeshtën e vitit 2013, nisën të ndërmerreshin disa reforma, që sipas qeverisë së re, do të rikthenin fuqinë e shtetit dhe të ligjit në vend. Bëhej fjalë për kontrollin ndaj territorit dhe mospagimin e energjisë elektrike.

Më 27 tetor 2014, kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, shprehej se, kushdo që vjedh energjinë elektrike nuk do të ndëshkohet me gjobë, por do të dënohet me tre vute burg, ndërsa për bashkëpunëtorët dënimi do të ishte 5 vjet burg.

“Vjedhja e energjisë duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër. Ky veprim ka qenë i padënuar për 20 vite me rradhë. Sot lancohet një operacion i cili do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë në një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqënie dhe rritje eknonomike, shprehej kreu i qeverisë Edi Rama.

Menjëherë pas nisjes së aksionit qindra e mijëra debitorë ndaj OSHEE-së u arrestuan dhe përfunduan në burg, ngjarje këto që mbuluan kronikën e zezë për muaj me rradhë, por që sollën edhe reagimin e opozitës, e cila e quante gjithçka një show të qeverisë në kurriz të njerëzve nevojtarë.

Por bashkë me aksionin për energjinë elektrike nisi edhe ai për ndërtime pa leje. Sipas qeverisë, kushdo që ndërtonte pa leje rrezikonte deri në 8 vite burg, madje edhe ata që ndërhynin në banesat e tyre pa marrë më parë leje te organet kompetente.

“Ndërtimi apo punimi i kryer pa leje, në shkelje të lejes, ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike, ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet”, thuhej në projektligjin e qeverisë.

Këto aksione rritën të ardhurat në arkat e OSHEE-së dhe ndaluan ndërtimet pa leje, por patën kosto jo pak të vogla sociale.

“Shuplaka” sjell më poshtë tre raste të rënda, ku 4 qytetarë kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtyre aksioneve të qeverisë, përfshirë edhe arrestimet për sasi tepër të vogla të kanabisit, që në shumicën e rasteve janë për përdorim vetjak. 

Më 28 dhjetor 2014, dy muaj pas nisjes së aksionit nga qeveria, 52-vjeçari Qamil Zela, nga Lushnja, u vetëvar në burgun e Rrogozhinës. Ai ishte arrestuar me akuzën e “vjedhjes së energjisë elektrike”,. ndërsa familjarët e tij pretendonin se i ndjeri i kishte OSHEE-së 35 mijë lekë të vjetra borxh.

 

Familjarë të të ndjerit Qamil Zela:

 

familjare-qamil-zela

Në maj 2016, në zonën e Qerretit në Kavajë, dy fëmijë 3-5 vjeç humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor, ndërsa u plagosën nëna 24-vjeçare dhe një foshnje 13 muajshe. Familja ishte duke shkuar në burgun e Rrogozhinës, aty ku vuante dënimin për “ndërtim pa leje” bashkëshorti dhe babai i viktimave.

 

Vendi ku ndodhi aksidenti:

 

qerret

 

Rasti më i fundit ndodhi vetëm një ditë më parë, ku po në burgun e Rrogozhinës u gjend i vetëvarur 22-vjeçari nga Lushnja Estref Halili. Ky i fundit ishte arrestuar më 26 dhjetor 2016 pasi në makinën e tij policia kishte gjetur 3 gram kanabis sativa dhe një thikë. 

Viktima Estref Halili:

estref-halili

 

Ndryshe nga rasti fatkeq i Estref Halilit, i cili qëndronte në burgun e Rrogozhinës për vetëm 3 gram kanabis, rast analog është ai i reperit nga Kosova, Ylber Abdullah, i njohur si Cozman.

Reperi i njohur u kap të shtunën 2 Korrikut me 20 gramë marijuanë në makinë. Cozman udhëtonte me të dashurën e tij, këngëtaren nga Shkupi Altuna Sejdiu, dhe u kapën nga policia pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Ata ishin të shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë dhe ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish-Piramida. Gjatë arrestimit ata ishin shprehur se lënda narkotike ishte për konsumim vetjak. Më 6 korrik ai doli para gjykatës, e cila e la të lirë kundrejt një garancie prej 5 mijë eurosh. (A.R/SHUPLAKA)

 

Cozman në Gjykatën e Tiranës:

 

SEANCA PER COZMAN - Kengetari Ylber Abdullahu (Cozman), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Tiranes, ku eshte lene i lire kundrejt nje garancie pas arrestimit te tij bashke me te fejuaren e tij Tuna, te cilet u kapen ne makine me 20 gr hashash./r/n/r/nCOZMAN IN COURT OF TIRANA - Ylber Abdullahu (Cozman), during a hearing in the Court of Tirana, where is left free against a guarantee, which was caught in the machine with 20 grams of hashish.

 

Etiketa: aksioneenergjiahashashndërtime pa lejeqeveriaVetevrasje
Pas

Ja si u arrestua hajduti i makinës BMW në kryeqytet. “Për çfarë më bini në qafë?” (VIDEO)

Para

Starova mbledh grupin, stërvitje në Pezë, mungojnë disa futbollistë (FOTO)

Para
Starova mbledh grupin, stërvitje në Pezë, mungojnë disa futbollistë (FOTO)

Starova mbledh grupin, stërvitje në Pezë, mungojnë disa futbollistë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.