Aktori mjaft i njohur shqiptar ka ndërruar jetë.
Ai ka qenë një ndër ikonat e Durrësit dhe vdiq në moshën 80 vjeçare.
Bëhet fjalë për aktorin Milto Profi.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.
Milto filloi të punonte si aktor në moshën 30 vjeçare.
Ai njihet nga role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri i Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”.
Homazhet për aktorin e ndjerë do të zhvillohen ditën e enjte, në teatrin “Aleksandër Moisiu”.
(F.M/Faxweb)