Një tragjedi ka ndodhur në futbollin e Bolivisë. Një arbitër pësoi një atak kardiorespirator, që i shkaktoi vdekjen.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshje të kampionatit vendas. 32-vjeçari Viktor Hugo Hurtado, u shemb në fushë pa ndenja pak pasi kishte filluar pjesa e dytë. Ndihma e mjekëve nuk arriti ta shpëtonte.
Stadiumi që ndodhet në La Paz është ndërtuar në rreth 4 mijë metra lartësi që vështirëson së tepërmi frymëmarrjen.