Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes Leicester City-West Ham United.
Helikopteri i pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në parkingun e stadiumit “King Power” pas ndeshjes.
Pas rrëzimit helikopteri ka marrë flakë. Pronari i Leicester City, drejtori sportiv dhe piloti janë shpallur të vdekur, duke u shkaktuar djegije të shkallës së tretë dhe dëmtim të shpinës.
Familjet e të ndjerit po thirren dhe bëhen të vetëdijshëm për humbjen e të afërmve të tyre. Një ditë e trishtuar për futbollin. Nuk dihet se sa njerëz të tjerë ishin në bordin e helikopterit.
Helikopteri ka dal nga kontrolli pak metra pas ngritjes dhe raportimet e para thonë se kishte problem teknik në pjesën e pasme.
Vichai Srivaddhanaprabha është biznesmen nga Tajlanda, në shkurtin e 2011 bleu “Dhelprat” dhe pas investimeve të mëdha, skuadra e tij fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/17.
Discussion about this post