Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot lajmin për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Bedri Rexhaj, i njohur si “Galani”, i cili mbante detyrën e oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Duke shprehur pikëllimin për vdekjen e efektivit, Haradinaj e ka cilësuar tashmë të ndjerin, si një luftëtar trim që i kishte dalë zot atdheut.
“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!”, ka shkruar Haradinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post