Një fëmijë ka ndërruar jetë në Durrës, në një kopësht privat në lagjen 4 të qytetit.
Sipas raportimeve të Fax Web dyshohet që fëmija është mbytur gjatë kohës që po ushqehej, në kopështin ku frekuentonte.
Ky është dyshimi paraprak i ngritur nga grupi hetimor dhe po merren dëshmitë e edukatoreve
Fëmija është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, dhe më pas drejt urgjencës së Pediatrisë.
Fëmija ishte 3 vjeç, i seksit mashkull.
Ndërkohë zëvëndës drejtori i Spitalit të Durrësit, Genti Kavaja është shprehur se fëmija ka mbërritur në spital pa puls dhe pa tension. Ai shprehet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post