Ka vdekur një fëmijë 3-vjeçar në Qendërës Spitalore Univeristare në Tiranë nga viusi stinor A dhe për këtë ka reaguar edhe Minisitria e Shëndetësisë. Sipas saj fëmija ka ndërruar jetë nga virusit stinor A pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT dhe ka ndëruar jetë në orët e para të ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se pacienti me inicale B. Z , i datëlindjes 06/05/2014, i lindur në Shënkoll, Lezhë, ka qenë i vaksinuar rregullisht por prej një jave ka pasur temperaturë, ethe, kollë.
Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14/01/2017 ai u shtrua në spitalin e këtij qyteti me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë.
Një ditë më pas ai transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Sipas mjekëve fëmija është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”.
Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.
Misitria sqaron se mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017, atij të datës 11/01/2017 dhe rastit të datës 13/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A. (J.V/Shuplaka)
I have been browsing online more than 3 hours today, yet I never found any interesting article like yours. It is pretty worth enough for me. In my view, if all website owners and bloggers made good content as you did, the net will be a lot more useful than ever before.
coach bags sale http://www.coach-coupons.com/CC/coach-bags-sale
I’ve been absent for some time, but now I remember why I used to love this website. Thanks , I will try and check back more often. How frequently you update your web site?