Djali i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha ka lajmëruar njerëzit e tij për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës, mamasë së tij në moshën 99-vjeçare.
Hoxha shkruan se ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.
“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.
Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.
Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020
Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.”-shkruan Hoxha.