15:51 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdes kineasti shqiptar, mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo

13:13 | 04/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdes kineasti shqiptar, mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo

Është ndarë nga jeta Todi Bozo, mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare.

Kineasti shqiptar vdiq në moshën 84 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Petro Bozo, regjisori I “Miss universe”.

Todi Bozo lindi në Lushnjë, më 1934. Gjatë LANÇ, së bashku me të ëmën dhe motrën e vogël iu desh të endej strehëve të varfëra fshatrave të Lushnjës.

Çlirimi i Atdheut e gjeti në Tiranë.   

Shkollën shtatëvjeçare e pat mbaruar në Lushnje, ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kinematografisë “VGIK” të Moskës. Këtu diplomën e mbrojti shkëlqyeshëm si producent filmi. Kështu, ky u bë kuadri i parë me arsim të lartë në fushën e produksionit të filmit.

Më 1958 Todi Bozo filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e re”. Filmi i tij i parë ishte “Furtuna”, një prodhim i përbashkët me “Moskëfilm”. Më pas e vazhdoi veprimtarinë e vetë krijuese me disa filma dokumentarë, sidomos artistik. Tani do të ishte drejtor në filmat “Debatik” (1961), “Detyrë e posaçme” (1963), “Vitet e para” (1965), “Oshëtimë në bregdet” (1966), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Plagë të vjetra (1969).

Ndërkaq, vazhdoi studimet pasuniversitare dhe diplomohet për regjisor. I kësaj kohe është filmi “Lugina e pushkatarëve” (1970).

Në vitin 1971 Todi Bozo kaloi në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Kinostudios, detyrë që e kreu gjatë 12 vjetve. Ndërkohë, nga ky vit e në vazhdim dha leksione të pandërprera në Kinostudio dhe në Akademinë e Arteve të Bukura.

Mbas largimit nga detyra si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Kinostudios, kjo për arsye shëndetësore, Todi Bozo vazhdoi të punojë për prodhimin e filmave dokumentarë. Ka qënë skenarist dhe regjisorë i shumë filmave të tillë, mes të cilëve “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, “Moj e bukura Arbëri!”, “Këngët e zemrës”, “Drejt kuvendit pluralist” etj. etj.

Edhe mbas daljes në pension Todi Bozo nuk e ndërpreu veprimtarinë e vetë prodhuese e pedagogjike. Vazhdoi të jepte leksione në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Paralelisht me këtë, vazhdoi punën edhe si kineast. Kështu, deri në vitin 2008 punoi si producent ekzekutiv në filmat “Kolonel Bunker’ dhe “Syri magjik” me regjisor Kujtim Çashkun, në filmin “Kronikë provinciale” me regjisor Artan Minarollin dhe në filmin “Koha e Kometës” me regjisor Flamur Koçin. Të gjithë këta filma janë realizuar në bashkëprodhim me partnerë perëndimorë.

Kineasti Todi Bozo është marrë edhe me botime të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim librin “Produksioni i filmit”, një libër profesional e shkencor, që bën fjalë për organizimin dhe teknologjinë e prodhimit të filmit. Në vitin 2014 botoi librin “Copëza kujtimesh, të ëmbla e të hidhura”, në përmbajtjen e të cilit përfshihen edhe episode të ndryshme nga puna në Kinostudion “Shqipëria e re”.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: kinematografitodi bozovdes
Pas

Edi Rama konkuron hapur televizionet, tashmë del dhe me ‘ekskluzive’ (VIDEO)

Para

24 Kg tritol për shembjen e dy pallateve, çfarë dëmesh shkaktuan në bizneset pranë (VIDEO & FOTO)

Para
24 Kg tritol për shembjen e dy pallateve, çfarë dëmesh shkaktuan në bizneset pranë (VIDEO & FOTO)

24 Kg tritol për shembjen e dy pallateve, çfarë dëmesh shkaktuan në bizneset pranë (VIDEO & FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

Diplomati: Irani përjashton negociatat me SHBA-në deri në përfundimin e hakmarrjes

“Ne kontrollojmë qiellin mbi Teheran”, Netanyahu: Civilët të evakuohen, synimi ynë është regjimi iranian

Trump zgjeron deportimet: Bëhuni gati për operacionin më të madh në histori

Konflikti Izrael-Iran, Erdogan ofron ndërmjetësim për arritjen e një marrëveshje paqeje

Izraeli po nis një sulm të ri në Iranin qendror

SHBA nis USS Nimitz në Lindjen e Mesme, Trump: Po na prekën, do ta shohin!

Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

Goditet një tjetër rast i trafikimit të emigrantëve në jug, arrestohet i riu nga Shkodra

Kosovë, serbi Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime në burgun e Dubravës në 1999

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.