“Lady Dajana e Rusisë” ndahet nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik në Zvicër. Trashëgimtarja Diana Lebedeva e cila njihej nga miqtë e saj si “Lady D” ka gjetur vdekjen pasi makina e saj tip “BMW X6” ka përfunduar në liqenin Lugani të Zvicrës. Sipas Daily Mail, 19-vjeçarja po udhëtonte me një mik në momentin kur makina e tyre u përplas me një barrierë dhe më pas u zhyt në liqenin Lugano të Zvicrës.
Mjeti po drejtohej nga miku i saj 23- vjeçar, Azer Yagubov, djali i një biznesmeni nga Azerbajxhani, i cili gjithashtu humbi jetën në këtë aksident.
Të dy miqtë ishin studentë në Zvicër dhe lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar nga ambasada ruse në Bernë.
Lady Diana e Rusisë është mbesa simpatike e një prej armiqve më të shquar të biznesit Vladimir Putin. Gjyshi i saj Platon Lebedev është dënuar me 11 vjet dhe mbi të qëndrojnë akuzat: evazion fiskal, pastrim parash dhe përvetësim.