10:04 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdes në moshën 40-vjeçare moderatorja italiane, si u kthye në simbolin e luftës ndaj kancerit

09:08 | 13/08/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdes në moshën 40-vjeçare moderatorja italiane, si u kthye në simbolin e luftës ndaj kancerit

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas një beteje të gjatë me kancerin moderatorja e njohur italiane Nadia Toffa, e cila u kthye në një simbol të luftës kundër kësaj sëmundjeje të rëndë.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë vetë stafi i Le Iene, të cilët shprehen se tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë për ta.

“Disa mund të mendojnë se ti ke humbur, po një njeri që jeton si ty nuk humbet kurrë. Ti luftove me kokën lart dhe me buzëqeshje, me dinjitet dhe me forcë, deri në ditën e fundit, deri sot. Ti luftove edhe kur erdhe te ne, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse na fitove zemrat menjëherë. Ishte një dashuri me shikim të parë Toffa”, shkruan faqja e Le Iene në rrjetet sociale.

Nadia Tofa për një kohë të gjatë është bërë simbol i luftës kundër kancerit, pasj në rrjetet sociale tregonte vazhdimisht për etapat e sëmundjes së saj, dhe duke u bërë shembull dhe për pacientë të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje, shkruan Faxweb.al. 

Fotoja e fundit e saj në rrjetet sociale është e datës 1Korrik, ku pozonte së bashku me qenin e saj, e buzëqeshur. “Unë dhe Toto bashkohemi kundër vapës, ju si jeni në vendet tuaja? Ju puth të gjithëve”, shkruante moderatorja në postimin e saj të fundit.

Pak pas përhapjes së lajmit për ndarjen e Nadias nga jeta mesazhet ngushëlluese për të janë postuar dhjetra herë në rrjetet sociale.

Një nga postimet në provokuese të moderatores gjatë kohës kur ishte e sëmurë ishte kur tha se ‘’kanceri është një dhuratë”, çka u prit me mjaft polemika, po tregonte dhe njëherë tjetër forcën me të cilën ajo e përballoi këtë betejë.

Gjatë kësaj periudhe ajo i dha fund dhe fejesës së saj, pasi u shpreh se partneri nuk e kishte mbështetur, dhe nuk e kishte shoqëruar në asnjë seancë kimioterapie. (Lexo edhe ketu) 

“E lashë sepse nuk u kujtua kurrë per asnje kontroll, nuk më shoqëroi asnjëherë në seancat e kimioterapisë. Tani po kthehem të vallëzoj vetëm. Dua të rri me ata që kanë kohë për mua; miqtë, mes të cilëve dhe kolegë të mrekullueshëm e padyshim familjen time aq speciale“, do të shkruante ajo asokohe.

Tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë pa Nadia Toffën!

(E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: moderatorja humb betejen me kancerinnadia toffavdes moderatorja e njohurvdes nadia toffa
Pas

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, arrestohen dy autorët. Si ndodhi krimi

Para

Ambasada SHBA-së nxjerr videon për Reformën në Drejtësi: Ja si do funksionojë Gjykata Kushtetuese

Para
Ambasada Amerikane thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve: KLGJ e KLP duhen ngritur këtë jave

Ambasada SHBA-së nxjerr videon për Reformën në Drejtësi: Ja si do funksionojë Gjykata Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar. Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Avokati reagon ndaj draftit të Kodit të ri Penal, Zhllima propozon nenin e fortë: Burgim të përjetshëm kush tenton instalimin e regjimeve autoritare

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Zonat e mbrojtura/ Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Lipjan

SHBA kritikon arrestin shtëpiak të ish-presidentit brazilian: ‘Lëreni Bolsonaron të flasë’

EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

Zjarri masiv në Kaliforninë qendrore kërcënon shtëpitë, plagos 3 persona ndërsa flakët dalin jashtë kontrollit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.