15:40 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdes në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha

15:48 | 26/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdes në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha

Është ndarë sot nga jeta në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Burime të afërta pranë familjes kanë konfirmuar se ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë pak orë më parë.

Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe ish drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

 

Etiketa: 99 vjecenexhmije hoxha
Pas

Pas abuzimit seksual të mësuesit me nxënësen në Fier, reagon Pampuri: Besa Shahini duhet të ishte shkarkuar

Para

Vendimi i ‘beftë’ i bashkisë me Teatrin Kombëtar, reagon ashpër Budina: Është lëvizje tinëzare për të shpëtuar, hoqën dorë nga projekti që mund të çonte në përplasje fizike

Para
“Të dënuar për vjedhje”, flet Robert Budina: Do i kërkoj gazetës të bëjë përgënjeshtrim, ndryshe e ndjek në gjykatë

Vendimi i 'beftë' i bashkisë me Teatrin Kombëtar, reagon ashpër Budina: Është lëvizje tinëzare për të shpëtuar, hoqën dorë nga projekti që mund të çonte në përplasje fizike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.