Një ushtar britanik ka vdekur në Irak, por vdekja e tij thuhet se nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë konfrontimi.
Ushtari britanik ka vdekur gjatë trajnimeve që po bënin trupat ushtarakë për luftën kundër ISIS, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Sipas autoriteteve, ushtari ka vdekur gjatë një incidenti dhe vdekja nuk ka ardhur nga ndonjë beteje.
Ministria e Mbrojtjes është duke hulumtuar vdekjen e ushtarit dhe kanë treguar se ai ka qenë duke shërbyer me Batalionin e dytë të regjimentit të Dukës së Lancasterit. (E.K/SHUPLAKA)