Britania e Madhe po regjistron shifra dramatike si pasojë e COVID-9. Së fundmi mediat e huaja shkruajnë së ka humbur jetën nga koronavirusi edhe një infermiere.
Bëhet fjalë për Sara Trollope, e cila ishte vetëm 51 vjeçe. Kohë më parë ajo kishte bërë edhe një foto me kryeministrin Boris Johnson, para se dhe ai vetë të infektohej me Covid 19 dhe të shtrohej në spital.
Në 24 orët e fundit, autoritetet në Britaninë e Madhe kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë 917 persona, një rënie e lehtë krahasuar me 24 orët e kaluara, kur ndërruan jetë 980 persona.
Deri tani, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 9875 persona, ndërsa janë konfirmuar të prekur mbi 78 mijë persona.