Një i dënuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00. Bëhet fjalë për Allush Hysën, 35 vjeç, i cili vuante një masë mjekësore të detyruar për shkak të diagnozës me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore. Hysa ishte arrestuar në vitin 2014 për “plagosje të rëndë”. Pas ngjarjes, u njoftuan autoritetet përkatëse dhe familjarët. Drejtoria e Burgjeve i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.