Leila Kraja hyri si një figurë e re në televizion në emisionet sportive të ‘Digitalb’, ndërsa më parë për të kishim dëgjuar se ka marrë pjesë në ‘Miss America’.
Leila ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni, por rikthimi në Shqipëri e përballi me një pasion të ri për televizionin.
Vajza që bie shpesh në sy për pamjen e saj dhe fizikun perfekt dhe tërheqës ka treguar për revistawho.com, sekretet që fshihen pas formave prej modeleje.
“-Gjëja e parë që konsumoj në mëngjes është uji me limon dhe mjaltë e shoqëruar me vitamina. Fatkeqësisht nuk kam orare të caktuar për të ngrënë për shkak të angazhimeve. Jo më kot lëviz shumë në peshë, por mëngjesin gjithmonë e ha.
-Konsumoj dy vakte, por ha shumë gjëra ndërmjet tyre.
-Nuk ka disa ushqime që i konsumoj më shumë. Unë ha me variacion dhe mendohem t’i përfshij të gjitha. Nuk besoj në dieta, për shkak se ndikon tek gjendja ime psikologjike dhe nuk funksionojnë kurrë.
-Përsa i përket ushtrimeve, për konstruktin tim vlen vrapi dhe mendohem të paktën tre herë në javë të bëj vrap. Normalisht edhe të eci sa më shumë është e mundur.
-Unë jam llupëse dhe ha gjithçka, por ushqimi që urrej është hudhra për shkak te aromës që lë pas.”
Menyja e një dite për Leila Krajën
Mëngjes: Byrek (e dua byrekun për faktin që nuk e kam patur në Kaliforni) dhe makiaton.
Drekë: Sallatë me karkaleca dhe ujë.
Darkë: Kos me fruta.
Ndërmjet këtyre vakteve ha gjithmonë një gjë të ëmbël dhe minimumi 2 kafe në ditë.