02:49 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Vdes pronari i firmës, banorët e pallatit përfundojnë punimet vetë

20:26 | 20/03/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdes pronari i firmës, banorët e pallatit përfundojnë punimet vetë

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ka trajtuar një problem shqetësues të banorëve të pallateve “Hawai” në Durrës.

Ky bllok pallatesh është ndërtuar në vitin 2000 nga firma “Hawai”, por pronari i firmës ndërroi jetë. Pas këtij momenti firma shpalli falimentin dhe më pas banorët filluan të përfundonin punimet në shpenzimet e tyre.

Banorët e këtyre pallateve mbledhin lekë për të shtruar trotuaret, për të lidhur ujin dhe energjinë. Pavarësisht këtyre, punimet në këtë bllok pllatesh nuk kanë të mbaruar.

Banorët shprehin shqetësimin se shteti nuk i ka ndihmuar.

Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve shpjegoi  se banorët duhet të kenë kujdes dhe nuk duhet të nisen nga çmimi i ulët. Ai tha se 10% e kestit duhet të paguhet kur merret çertifikata e pronësisë.

Investigimi:

Banorja:  Ky pallat ka leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi. Ka vdekur arabi na ka lënë përgjysmë, të gjitha lekët i kemi paguar që në fillim. Kemi futur ujin vetë, instalimet i kemi bërë vetë. Ashensor, jo, oborri jo, hipotekat jo, fasada jo, uji jo, drita jo.

Banorja: Atje lart është uji i ndotur, shkurre..Shkarkime nuk ka, ku do shkojë ai ujë. Nuk dimë ku të ankohemi më.

Banorja: Përgjegjësia për këtë është e shtetit, mirë që vdiq pronari, por shteti duhet ta merrte në dorë. Edhe bashkia do të mbajë përgjegjësinë.

Gazetarja: Çfarë po bëni sot?

Banori: Ne sot kemi mbledhur lekë këtu, shumica e të cilëve nuk kanë të hanë bukë dhe kemi blerë tullat zhavorin dhe do ta shtrojmë me forcat tona.

Banori: Këtu do të montohet ashensori, po këtu janë montuar edhe kabinat dhe sahatët. Këtu kemi gjetur edhe fëmijë.

Gazetarja: Keni folur me OSHEE?

Banori: Ne e ngreme probloemin dhe është e njëjta gjë

Banori: Këtu janë puset e ujit që i kam vënë për të marrë ujë.

Gazetarja: Nuk keni linja ujësjellësi ju?

Banori: Linja është aty, por herë vjen dhe herë nuk vjen.

Banorja: Kjo është hyrja e ashensorit, si në kët të parë edhe këtu. I kanë vënë ca dërrasa për siguri të fëmijëve se në verë këtu vijnë pushuesit.

Banori: Këtu ndodhemi në tarracën e pallatit, 15 vjet po bën kjo kështu, një ditë do të bjerë. Mungon sistemi i kullimit dhe katet e para janë të pabanuara

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Meqë firma ka shpallur falimentin dhe në këtë rast ngelet në dorë të banorëve të bëjnë të gjitha punimet sepse nuk ka kush tja marrë përsipër. Banorët duhet të kishin qënë të kujdesshëm që në momentin kur lidhin kontratën me kompnaitë. Njerëzit përpara se të shkojnë dhe të firmosin një kontratë duhet të kishin parë firmën, seriozitetin çfarë ndërtimesh ka bërë më parë dhe çfarë garanci dhe duhet të marrin specialistin për të hartuar kontratën.

Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për një blerës?

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Mos rendin pas çmimit të ulët dhe të harrojnë cilësinë. Nuk duhet të harrojnë cv e kompanisë e cila po bën ndërtimin. Duhet të marrin specialistin, avokatin, inxhinerin i cili duhet ti rekomandojë për kontratën. Pra të hartojë një kontratë e cila duhet të jetë kontratë e mbrojtur që klienti të mbrohet. Një nga mbrojtjet mund të ishte që një pjesë e kesteve të derdhej në fund kur merrej hipoteka. Shumë firma ndërtimi 10% e merr në momentin kur i japing çertifikatën e pronësisë. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: boomemision investigativpallat
Pas

Dalin pamjet kur xhihadisti sulmon oficeren grua në aeroportin e Parisit (VIDEO)

Para

Nishani për dekretimin e Xhafajt si ministër: Rama duhej të ishte konsultuar me mua, por s’e bëri (VIDEO)

Para
Nishani për dekretimin e Xhafajt si ministër: Rama duhej të ishte konsultuar me mua, por s’e bëri (VIDEO)

Nishani për dekretimin e Xhafajt si ministër: Rama duhej të ishte konsultuar me mua, por s’e bëri (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.