Një aksident në punë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Korfuz, gjatë punimeve në një pishinë në ndërtim të një kompleksi hotelier, në Sidari.
Një burrë, i cili raportohet se ishte një shqiptar i moshës 50 vjeç, vdiq pasi u shtyp nga një masë dheu.
Trupi i pa jetë i shqiptarit është nxjerrë nga zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje me katër automjete.