Një turiste polake ka humbur jetën pasi është rrëzuar në trotuar, në afërsi të një hoteli në Malin e Robit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post