Vajza e biznesmenit të famshëm ka ndërruar jetë.
Të gjitha mediat ndërkombëtare janë pushtuar sot nga lajmit se avioni privat me 11 udhëtarë në bord u rrëzua.
Si pasojë vdiq vajza e biznesmenit të famshëm turk Huseyin Basaran, Mina.
Avioni ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.
Vajza e Basaran mbrëmjen e kaluar ndodhej në koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.
Ajo ka postuar disa video në rrjetet sociale ku shihet se është argëtuar jashtë mase me shoqërinë e saj.
Mina i kishte mbledhur shoqet për të festuar natën e beqarisë pasi 28-vjeçarja planifikonte të martohej muajin tjetër.
(F.M/Faxweb)