Dita e sotme është kthyer në një ditë zie për Shkodrën. Pas rënies së ekipit në Kategoinë e Parë, ka ndryshuar jeta për çdo sportdashës të ftutbollit. Tifozët duket se nuk do t’a kalojnë lehtë këtë rënie.
Ky është viti i 99-të i krijimit të ekipit dhe për shkodranët Vllaznia me rënien nga kategoria ka ‘vdekur’ dhe për këtë meritonte edhe një lajmërim vdekje.
Në një vend në qendër të qytetit ku vihen lajmërime të tilla, një tifoz shkodran ka vendosur edhe njoftimin e vdekjes për klubin shkodran.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes. (E.V/Faxweb.al)