Avokati i Popullit ka dhënë konkluzionet e hetimit për shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit rom Enea Ftoi në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Korçës.
Sipas raportit të Avokatit të Popullit, Ftoi nuk ka vdekur nga dhuna policore, siç pretendohej nga familjarët e tij, por nga sëmundja e zemrës, sëmundja e mushkrive dhe përdorimi i narkotikëve.
Por familjarët e Enea Ftoit kanë reaguar pas përfundimit të hetimeve dhe thonë se ekspertiza është manipuluar pasi djali është dhunuar barbarisht. Babai i tij, Tomorr Ftoi thotë se do kërkojë deri në fund drejtësisnë që shpirti i djalit të prehej në paqe. Ai ka paralajmëruar se do kërkojë ekspertizë nga jashtë.
“Kanë manipuluar ekspertizën. Djali ishte dhunuar barbarisht. Kishte një vit që nuk përdorte lëndë narkotike dhe Kurohej. Ata kane mashtruar. Eshte shtet hajdut dhe mbrojnë policinë. Do e kerkoj deri në fund që shpirti i djalit të prehet i qetë. Nuk kam besim te shteti. Do kërkoj ekspertizë nga jashtë”, ka thënë ai”, për ‘Fax News’
Në raportin e AP për Enea Ftoin thuhet:
Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Janë respektuar të drejtat ligjore gjatë veprimeve të kryera nga Policia lidhur me orën e arrestimit, sigurimin e mbrojtësit, njohja me të drejtat etj.
Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton që shkaku i vdekjes së 27- vjeçarit ka qënë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike.
Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh.
Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve.
Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.
(B.H/Faxweb)