Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u përball me Italinë në fushën e gjelbërt të Palermos, pavarësisht se nuk arriti t’ia dilte.
Ndeshja me Italinë fqinje ishte përballja e parë e kuqezinjve për këtë vit në kuadër të Botërorit “Rusia 2018”.
Për ta ndjekur nga afër këtë përballje, për të cilin De Biasi u shpreh se nëse fitonim, do ndihej më i lumturi në botë, ishte edhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.
Skënder Haluci është parë në një prej tribunave të stadiumit, ku ka ndjekur nga afër emocionet e kësaj ndeshje. “Shuplaka” ka siguruar disa foto të shkëputura përgjatë lojës teksa kryetari i Gjykatës së Vlorës ndiqte plot emocion djemtë e Kombëtares sonë.
Veç tij, e ndoqën nga afër ndeshjen ndër të tjerë edhe kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi dhe gazetari e moderator Blendi Fevziu.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1416″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]