Veç e veç zbresin shkallët, kryeministri Edi Rama me duar në xhepa zbret nga Pallati i Kongreseve por nuk flet asnjë fjalë për gazetarët, kurse Basha e ka thënë një frazë. ”Shumë shpejt do bëhet publike”.
Këto janë fotot e Bashës dhe Ramës, pas 5 orë diskutimesh. Ndryshe nga dje kur kanë dalë njëkohësisht para gazetarëve dhe kanë dëgjuar njëri-tjetrin, sot kanë preferuar të dalin të ndarë.
”Shuplaka” mësoi nga burimet se Rama dhe Basha po vazhdojnë diskutimet rreth detajeve të papërfunduara ditën e djeshme dhe po detajojnë në letër pikat e marrëveshjes, mes tyre dhe data e saktë e zgjedhjeve. Sot nuk është diskutuar për emra konkretë, që pritet t’i propozojë Basha, lidhur me pozicionet e Zv.kryeministrit, ministrave dhe zv.ministrave. Nga ana tjetër, mësohet se çadra e demokratëve do të mbyllet shpejt, me t’u detajuar në letër marrëveshja, duke marrë garancitë maksimale për vënien në jetë të paketës ”McAllister Plus”.
20 PIKAT E PAKETËS McALLISTER PLUS:
- Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
- Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
- Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
- Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
- Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
- Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
- Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
- Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
- Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
- Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
- Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
- Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
- Droga:
- Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
- Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
- Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
- Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
- KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
- Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
- Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
- Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
- Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
- Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.” (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1838″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]